E martë, 30 Nëntor, 2021

Shpend Ahmeti: Një gjë është e qartë – Lëvizja Vetëvendosje do të qeveris Kosovës për 4 vite

Lexo

>

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se një gjë është e qartë se Lëvizja Vetëvendosje do të qeveris Kosovën për 4 vitet e ardhshme, .

Ai tha se këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasIuftës.

“Se a i kanë fituar nën apo mbi 50 përqind me votat apo pa votat e minoriteteve janë çështje që mund të përcaktojnë vetëm margjinat e qeverisjes dhe koalicionet e (pa)nevojshme. Po ashtu diskutimi se a ka qenë votë për LVV apo kundër partive tjera është çështje për debate televizive.

>

Por, një gjë është e qartë pavarësisht rezultateve finale – legjimitetin për të qeverisur me Kosovën në 4 vitet e ardhshme e ka Lëvizja Vetëvendosje. Këtë legjitimitet e ka pas pak kush ose më mirë me thënë askush, në zgjedhjet e pasluftës.

Urime Lëvizjes dhe urime qytetarëve për edhe një palë zgjedhje demokratike. Shpresojmë se do të kenë mundësinë të ballafaqohen me problemet reale dhe të mëdhaja që i ka në këto momente Republika e Kosovës”, tha ai.

>
>

Më shumë

Të fundit