E enjte, 28 Tetor, 2021

VV thyen heshtjen zgjedhore: Mban tubim në një hotel në Prishtinë, i pranishëm edhe Albin Kurti

Lexo

- Advertisement - >

Lëvizja Vetëvendosje thyen heshtjen zgjedhore duke mbajtur tubim me simpatizantë në një hotel në qendër të Prishtinës.

Sipas legjislacionit në fuqi, një ditë para ditës së zgjedhjeve duhet të mbahet heshtje zgjedhore. Këtë ligj gjatë ditës së sotme e ka thyer Lëvizja Vetëvendosje, duke mbajtur tubim me simpatizantë të shumtë në ambientet e brendshme të një hotelit në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Insajderi ka siguruar një video nga tubimi, ku shihen persona të mbledhur të cilët mbajnë rekuizita të ndryshme, teksa bëhet thirrje për votim të Vetëvendosje në zgjedhjet që mbahen ditën e nesërme.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe stafi i hotelit në fjalë, duke thënë se është mbajtur një tubim i tillë.

“Po, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një tubim i cili është afër përfundimit” – janë shprehur nga stafi i hotelit.

Në tubim shihet edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, teksa futet në takim duke u përcjellë nga brohoritje të shumta të pranishmëve.

Klikoni KËTU për ta parë videon nëse nuk hapet më poshtë.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit