E mërkurë, 20 Tetor, 2021

“Der Standard”: Në Kosovë shenjat tregojnë për “Vetëvendosjen”

Lexo

- Advertisement - >

Këto ditë, në trungjet e pemëve në rrugën Nënë Tereza, në zemër të kryeqytetit kosovar Prishtinë, janë lidhur shirita të kuq. Ato kanë për qëllim të tregojnë simbolikisht se popullata gjen rrugën e saj që duhet ta kalojë përmes rrëmujës së ngjarjeve politike si në një xhungël. Partia Vetëvendosje (VV) i ka vendosur këta shirita të kuq, shkruan nga Prishtina gazeta “Der Standard” gjegjësisht njohësja e mirë e rrethanave politike në Kosovë, Adelheid Wölfl.

Por nëse shikohen sondazhet, nuk nevojiten aq shumë përkujtesa dhe paralajmërime. Sipas tyre, VV mund të marrë të paktën 40 për qind të votave të dielën. Madje disa institute presin që partia, e cila ka dalë nga një lëvizje qytetare, do të votohet nga më shumë se gjysma e votuesve.

Të rinjtë, gratë dhe diaspora në veçanti qëndrojnë prapa VV-së dhe përfaqësuesit të saj më të rëndësishëm: Albin Kurti.

Tri nxënëse 18-vjeçare, të cilat identifikohen si Freyja, Calypso dhe Andromeda, ulur në një bankë parku pranë pemëve të stolisura me të kuqe, thonë se këto janë zgjedhjet e tyre të para dhe se “nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të zgjidhet VV. “Ne duhet të bëjmë diçka në raport me korrupsionin”, thotë Andromeda në një anglishte shumë të mirë.

“Të trija ne nuk u arritëm të regjistroheshim në shkollën publike të mjekësisë vetëm sepse fëmijët e prindërve të pasur kanë qasje atje dhe mund të blejnë notat. Kështu që na u desh të shkonim në shkollë private, edhe pse ishim shumë më të mira”, thotë Calypso.

Freyja është gjithashtu e bindur se Kosova po hyn në një epokë të re me VV: “Është koha që partitë e tjera të zëvendësohen përfundimisht. Ato janë të interesuara vetëm për para dhe kanë krijuar këtë sistem të korruptuar. Ne jemi një brez i ri”.

Nuk kemi shumë të bëjmë me luftën, por kemi nevojë për arsimim të mirë dhe një punë të mirë “.

VV tashmë kishte fituar zgjedhjet e vitit 2019 dhe qeverisi për herë të parë në një koalicion me partinë konservatore LDK. Qeverisja zgjati vetëm 52 ditë dhe u rrëzua në fund të marsit 2020 – ndër të tjera nga ndërhyrja e të dërguarit të atëhershëm të SHBA-së, Richard Grenell. Kryeministri Kurti nuk kishte ndjekur udhëzimet nga Uashingtoni.

Pas kësaj, një qeveri pa Vetëvendosjen erdhi në pushtet, por Gjykata Kushtetuese vendosi dhjetorin e kaluar se kjo ishte e paligjshme sepse një anëtar i parlamentit nuk duhej të ishte votuar pasi kishte pasur një dënim. Për këtë arsye po mbahen përsëri zgjedhje të reja.

Dhe për shkak se kosovarët tradicionalisht nuk shquhen për durimin e tyre, shumë veta tani po zgjedhin VV dhe Kurtin – për t’i dhënë atij një shans të dytë.

Kurti nuk është vetë në listën zgjedhore sepse ai kishte hedhur gaz lotsjellës në parlament në vitin 2018 dhe duhet të presë tre vjet që të skadojë dënimi përkatës. Por ai megjithatë synon të bëhet kryeministër.

Ai merr mbështetje nga presidentja e tanishme (UD) e vendit, Vjosa Osmani, e cila kishte garuar për LDK në zgjedhjet e fundit, por tani bashkëpunon me VV.

Andromeda, Calypso dhe Freyja janë gjithashtu tifoze të juristes 38-vjeçare. Ashtu si Osmani, ato duan të shkojnë përpara në arsim dhe të luftojnë kundër “maskilizmit toksik”, siç thotë Andromeda.

Kurti dhe Osmani angazhohen për ndryshime dhe fillim të ri, sepse ata duan të heqin të korruptuarit nga gjyqësori dhe policia dhe sepse premtojnë punë, e cila është thelbësore kur dihet se papunësia e të rinjve këtu është mbi 60 për qind.

Është e paqartë nëse VV do të gjejë partnerë të koalicionit nëse nuk merr shumicën absolute. Dhe është gjithashtu e paqartë nëse Osmani do të konfirmohet si presidente nga parlamenti

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit