E hënë, 25 Tetor, 2021

Lideri Suprem”, PSD i lëshon dron Kurtit gjersa po mbante fjalim në Prishtinë

Lexo

- Advertisement - >

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka lëshuar një dron mbi masën e njerëzve teksa Albin Kurti po mbante fjalim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Aty shihet fotografia e Albin Kurtit me mbishkrimin “lideri suprem”, e në të cilën ai paraqitet me një unif.ormë ushta.rake që ngjanë me një lider komunlst dhe dikt.ator,.

Për këtë aksion ka shkruar edhe lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj.“Një aeroplan lodër fluturon. Qielli do të mbetet i hapur, pa skaj, sepse liria është kushti njerëzor. Idetë e reja nuk do të mbarojnë sa t’ketë njerëzi. Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes”, ka shkruar Molliqaj.

Postimi i plotë:

Një aeroplan lodër fluturon e tregon. Zhytja e thellë aty ku gëlon propaganda mbytëse krijon univers paralel, pa kohë e hapësirë.Një aeroplan lodër fluturon. Qielli do të mbetet i hapur, pa skaj, sepse liria është kushti njerëzor. Idetë e reja nuk do të mbarojnë sa t’ketë njerëzi. Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes.

Kritika protestuese që kërkon liri e gjenë gjithmonë rrugën e vet. Edhe kur regjimi ka pushtuar e mbërthyer çdo skutë, një formë e re do të gjendet. Ka qenë kështu edhe në distopitë më të errëta totalitare.Një aeroplan lodër fluturon. Shikojeni qiellin!

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit