E enjte, 28 Tetor, 2021

Brenda tre muajsh përmbyllet marrëveshja me Serbinë, SHBA garantues”

Lexo

- Advertisement - >

Marrëveshja me Serbinë do të përmbyllet brenda tre muajsh, ndërsa do të jenë garantues Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu po pretendon kandidati për deputet nga LDK-ja, Jetlir Zyber.

Zyberaj është këshilltar i kreut të AKR-së, Behgjet Pacollit, i cili është kandidat për deputet në listën LDK-AKR.

Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj thekson se, zhvillimi ekonomik dhe ndërimi i vendit do të jenë temat e vetke që do të kenë prioritet.

Postimi i plotë:

Në Prishtinë e Pejë duke diskutuar e falenderuar qindra aktivistë për angazhimin e madh në shtjellimin e projektit të shtetndërtimit. Kosova do të përmbyllë brenda tre muajsh marrëveshjen me Serbinë, me SHBA garantuese në tavolinë. Perspektiva, zhvillimi ekonomik dhe ndërtimi i vendit do të jenë temat e vetme që do të kenë prioritet. Manipulimet e mashtrimet me probleme artificiale jashtë diskutimit

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit