E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Kurti e shijon kafen e mëngjesit në Podujevë, por nuk e thotë asnjë fjalë për videon ku Bulliqi shihet duke rrahur një qytetar

Lexo

- Advertisement - >

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nisur ditën e enjte në Podujevë.

I shoqëruar nga i pari i kësaj komune, Shpëjtim Bulliqi, Kurti ka shijuar kafen e mëngjesit në Llap.

Por Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për videon që u publikua dje në media ku shihet se si Bulliqi e k.ap për fyti një qytetar.

Kurti pasi piu kafen e mëngjesit në Llap ku ishte i shoqëruar edhe nga gruaja e tij, para se të hypte në veturë për tu kthyer në Prishtinë, ju bëri thirrje që të dalin të votojnë ditën e diele.

Në Llap nuk ishte prezente Vjosa Osmani e cila e shoqëron Kurtin në çdo tubim të fushatës elektorale.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit