E enjte, 28 Tetor, 2021

Ahmeti për Kurtin: Ai synon të bëhet kryeministër i Shqipërisë

Lexo

- Advertisement - >

Sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti synon të bëhet kryeministër i Shqipërisë, shkruan Indeksonline.

Ahmeti thotë se Kurti nuk e ka synim Kryeministrinë e Kosovës, por Kosovën e sheh si dërrasë për të kërcyer e për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë

“Unë mendoj se Albini nuk e ka synim Kryeministrinë e Kosovës, unë seriozisht e besoj. Unë mendoj se ai e sheh Kosovën si dërrasë për të kërcyer dhe për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë”, tha Ahmeti.

Ahmeti po ashtu tha se Vetëvendosja synon pushtetin shqiptar, jo atë në Kosovë.

“Vetëvendosje nuk synon pushtetin në Kosovë, ajo synon pushtetin në shqiptar.

Ai flet për Shqiptarinë, jo për Kosovën. Unë mendoj se ka një lloj simpatie për VV’në në Shqipëri, i cili shihet si anti-krim”, tha Ahmeti në t7.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit