E enjte, 28 Tetor, 2021

Haradinaj-Stublla mesazh Serbisë: Dëgjojeni Uashingtonin, njiheni pa humbur kohë pavarësinë e Kosovës

Lexo

- Advertisement - >

Kosovën nuk mund më kurrë askush ta kërcënojë, e më së paku ata që u gjunjëzuan në qershor të vitit 1999.

Kështu u shpreh Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla në një video-mesazh përmes të cilit iu përgjigjet kërcënimeve të fundit të Serbisë.

“Çdo tentativë kërcënimi ndaj Kosovës, është edhe ndaj NATO-s, ku së shpejti do të gjeni edhe Kosovën si pjesë të saj”, thuhet në mesazhin e shefes së diplomacisë kosovare ku i kërkon Serbisë që të dëgjoi pa humbur kohë thirrjes së Uashingtonit dhe Berlinit për njohje reciproke mes shteteve tona.

“Mesazhi nga Uashingtoni është i qartë: Njohje reciproke me Kosovën! E ftoj Serbinë t’i japë fund pa humbur kohë mohimit të realitetit të Kosovës së pavarur”, shprehet ministrja Haradinaj-Stublla.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit