E martë, 30 Nëntor, 2021

Gjesti i madh i avokatit kosovar: I ofron shërbime juridike falas qytetares në nevojë

Lexo

>

Avokati kosovar, Rilind Rama, ka shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar pa pagesë një qytetareje e cila ka kërkuar publikisht ndihmë për çështje ligjore.

Ajo kërkesën e saj e ka publikuar në grupin “Netëork Prishtina”, ku ka thënë se nuk ka mundësi të paguaj avokat, andaj i duhet ndihmë për mbështetje juridike falas, shkruan lajmi.net.Qytetarja në fjalë po ashtu ka nënvizuar se i përket personave me aftësi të kufizuar.

>

“Pershendetje ju lutem e kam ni qeshtje personale por nuk po mundem me gjet kerqysh lidhje se nuk po kam mundsi te paguaj avokat po a dini najkush per qe ka avokat falas per persona me aftesi te kofizuar ju lutem kush kini njohuri ju lutem ma shkruani emrin mbiemrin numrin e telefonit qe te muj me kontaktu me at avokat ju faleminderit per mirkuptim”, ka shkruar ajo në këtë grup.E menjëherë ndihmën e tij e ka ofruar avokati Rama, i cili është shprehur i gatshëm që qytetaren ta ndihmojë pa asnjë kompensim.

“Unë po e shprehi gadishmërinë time për të të ndihmuar. Kësaj kategorie edhe më parë i kam ndihmuar pa të holla. Madje ndonjëherë edhe pse e kam të hapur zyren juridike prap mendoj që në këso raste më i rëndësishme është sevapi siç njihet në popull se sa pagesa në të holla.


Prandaj, brenda mundësive do të ndihmoj pa kurrfarë kompenzimi. Për më shumë lirisht me shkruaj në mesazh dhe do bisedojmë për më gjerësisht”, i është përgjigjur ai kësaj qytetareje

>
>

Më shumë

Të fundit