E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Vjosa Osmani reagon ndaj vendimit të gjykatës serbe për Aleksander Vulinin

Lexo

- Advertisement - >

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka reaguar për vendimin e gjykatës në Beograd që i dha të drejtë Aleksander Vulinit për përdorimin e termit racist dhe pezhorativ “shiptari”.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se ky vendim është një njollë tjetër në historinë e humnerës së qeverisë serbe, shkruan lajmi.net.Ajo ka thënë se vendimi duhet të jetë një hapje sysh për të gjithë ata që kanë shpresuar ndonjëherë se Serbia do të përmirësohet.

“Urrejtja serbe e mbështetur nga shteti serb ndaj popullit tonë ka qenë mbizotëruese gjatë gjithë historisë sonë.
Vendimi i sotëm i gjykatës për të miratuar racizmin ndaj shqiptarëve është një njollë tjetër në historinë e ‘humnerës’ së qeverisë së tyre. Ky vendim duhet të jetë një hapje sysh për të gjithë ata që shpresonin që Serbia do të përmirësohej”, ka shkruar Osmani.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit