E hënë, 25 Tetor, 2021

Këto janë tri arsyet e rritjes së Albin Kurtit

Lexo

- Advertisement - >

Një gjë është e sigurt: Albin Kurti do të merr më së shumti vota në jetën e tij. Edhe pse nuk është zyrtarisht në listë nga KQZ, Albin Kurti, respektivisht krijesa e tij Vetëvendosje, do të merr vota më shumë se çdo herë tjetër.

Mbase, edhe kurrë s’do mund më të merr kaq shumë vota. Edhe pse akoma nuk dihet sa vota do të merr, e sigurt është se do të merr më shumë se në zgjedhjet e 2019, ku mori mbi 220 mijë vota. Thuhet se ky numër është dyfishuar, megjithatë të mbesim tek ideja e rritjes, kjo gjë është pranuar tashmë nga të gjithë.

Në këtë rritje të Albinit, janë disa faktorë që kanë ndikuar që VV të rritet si asnjëherë më parë, duke qenë e pa konkurrentë për vendin e parë. Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e VV janë disa, mirëpo ne do i përmendi 3 më kryesoret.

Keqqeverisjet e deritanishme, nuk u kanë lënë shumë hapësirë qytetarëve të Kosovës, përveç orientimi tek Albin Kurti, si figurë e pakorruptuar. Ndër shumë arsye që qytetarët përmendin pse do e votojnë VV është “se veç këta nuk i kemi provuar” duke e vlerësuar 50 vitëshin e Albinit në krye të qeverisë si të pamjaftueshme për të treguar veten.

Arsye tjetër është aftësia e Albinit, oratoria e tij, dija e tij në shumë fusha, në krahasim me të tjerët është në nivel tjetër. Duke qenë të tjerët kaq të paditur, kaq injorantë, Albini përfiton votuesit edhe në këtë aspekt.

Arsye tjetër është arrogance e të tjerëve ndaj Albinit. Albini nuk mundet me sharje, e provuan ish partiakët e tij,që pësuan debakël me ndarjen nga Albini. Duke e paraqitur Albinin si viktimë, gabimin e ish shokëve të tij në VV, po ndjekin edhe kundërshtarët nga partitë tjera, duke harruar se në këtë mënyrë vetëm e rritin Albinin më shumë.

Kur del dhe akuzon Albinin një figurë politike e konsumuar tashme e 20 vjet, dhe në sytë e qytetarëve i korruptuar, edhe nëse ka të drejtë në atë që thotë i kthehet bumerang, nuk kanë krijuar dinjitet me veprat e tyre, prandaj qytetarët nuk u besojnë. Me akuzat e tyre ata vetëm po e rrisin VV. E kam potencuar disa herë, Albini nuk mposhtet duke e goditur, Albinin duhen forma dhe mënyra tjera për ta dobësuar.

Këto janë ndër arsyet kryesore, natyrisht ka edhe të tjera, mirëpo këto janë ato që shfaqën në biseda me qytetarët e vendit.

Një gjë është e sigurt, VV do të merr vota si kurrë më parë, besoj se më s’do arrijë kurrë një numër të tillë të votave, marr parasysh se qëndrimi në pushtet të konsumon. Ta shijojë këtë fakt Albini dhe VV, për ta kthyer në forcë për të realizuar premtimet, ndryshe e pret fati i njëjtë, si i paraardhësve të tij.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit