E enjte, 28 Tetor, 2021

Blerta Deliu tallet keq me NISMA’n

Lexo

- Advertisement - >

Kandidatja për për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu është tallur me NISMA Socialdemokrate.

Ajo sot ka blerë një mjaltë për të cilën thotë se është mjaltë cilësore por jo nga ato për ta kaluar pragun.

Ajo me bashkëshortin e saj Sabitin kanë vizituar një biznesin e vogël të frutave, ku gjetën edhe mjaltë cilësore. Deli ka thënë se PDK ka prioritet mbështetjen dhe stimulimin e sektorëve me potencial të madh zhvillimi si prodhimi i perimeve, pemëtaria, etj.

“Gjeta edhe mjaltë cilësore, jo aso për ‘ta kaluar pragun’ sepse PDK nuk e ka kurrë këtë problem por thjesht ta shijojmë fitoren e ëmbël të 14 shkurtit”, ka shkruar Deliu.

Në zgjedhjet e kaluara NISMA pati probleme për ta kaluar pragun zgjedhor dhe pas kësaj iinterneti u mbush me shaka. Njëra prej tyre ishte ‘zbulimi i mjaltit për ta kaluar pragun”

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit