E martë, 30 Nëntor, 2021

Si e bindi Haradinaj SHBA-në për formimin e Ushtrisë së Kosovës?

Lexo

>

Një takim i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Pentagon me Sekretarin Mbrojtjes, James Mattis, në SHBA i parapriu përfundimisht formimit të Ushtrlsë së Kosovës.

Haradinaj siguroi në shkurt të 2018-ës, Pentagonin se Kosova ka bërë përparimet e duhura dhe se ka kapacitete të nevojshme për shndërrimin e FSK-së në ushtrl. Për këtë edhe mori garancinë e plotë të Pentagonit se është i gatshëm të ndihmoj Kosovën në çdo etapë të këtij projekti. Pak muaj pas kësaj, garanci Kosova u bë me ushtrl, derisa Haradinaj si kryeministër deklaroi se ushtrlve të paqes u prinë Amerika dhe se Kosova ka nder të rreshtohet pas Amerikës.

Përmes një njoftimi nga AAK, thuhet se ish-kryeministrit dhe kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj, në shkurt të vitit 2018, kishte zhvilluar njërin ndër takimet më të rëndësishme si kryeministër në ShBA. Në vizitën zyrtare në Pentagon, Haradinaj siguroi se Kosova ka bërë përparimet e duhura për të formuar ushtrlnë.

>

Haradinaj nga sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, mori garancinë se Petagoni ishte i gatshëm për të ndihmuar Kosovën, në rrugën e Kosovës për të pasur ushtrlnë e vet.
“Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohë të duhur të Ushtrlsë Amerikane dhe NATO-s. Është fat i madh që përgjatë këtyre viteve, ne vazhdojmë t’i kemi në krah po këta partnerë. I lumtur të shoh gatishmërinë e Sekretarit Mattis dhe Pentagonit, për ta ndihmuar Kosovën, në rrugën tonë të drejtë për ta pasur ushtrlnë tone”, jepte lajmin e madh nga ShBA-ja gjatë kësaj vizitë Haradinaj, thuhet në njoftim.
Sekretari Mattis pati shprehur gatlshmërlnë dhe përkushtimin e plotë të Qeverisë Amerikane për të ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalonte Kosova. Por theks të veçantë i kishte venë mbështetjes së fuqishme për FSK-në dhe procesin e ndërlidhur me transformimin e kësaj force konform planit strategjik të paraparë.

Përmes edhe një pritje me nderime ushta.rake në Pentagon, Haradinajt sekretari Mattis, ia konfirmoi se ShBA do të punojë ngushtë në implementimin e secilës etapë të këtij plani.
“Disa muaj pas kësaj vizite të rëndësishme, derisa Haradinaj ishte kryeministër, Kuvendi i Kosovës miratoi përfundimisht tri ligjet, me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Usht.ri të Kosovës”, thuhet në njoftim.

>
>

Më shumë

Të fundit