E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Sami Lushtaku: Kam qenë më i zëshmi që koalicioni PDK-NISMA të ndodhë

Lexo

- Advertisement - >

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku ka dalë kundër deklaratave të Enver Hoxhajt, Uran Ismailit dhe Memli Krasniqit të cilët deklaronin se askush në PDK nuk ka pasur vullnet që koalicioni PDK-NISMA të ndodhë.

Vet Sami Lushtaku ka thënë për “Debat Plus”, se ai ka qenë pro koalicionit PDK-NISMA.
Madje, ai ka thënë se ka qenë më i zëshmi që ky koalicion të ndodhë.

“Unë vërtetë kam qenë pro koalicionit PDK-NISMA, por ishte mendim i kryesisë së PDK-së dhe kjo nuk ka ndodhë. Kam qenë më i zëshmi që ky koalicion të ndodhë, por ja që nuk ndodhi. Nuk është votu fare në kryesi të PDK-së dhe kjo që po thotë Sherifi është e vërtete”, ka theksuar Lushtaku.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit