E hënë, 25 Tetor, 2021

Kandidati i AAK-së zgjedh fushatën që të ofendojë Osmanin duke e quajtur “grua e trashë” e Kurtin “djal i ri”

Lexo

- Advertisement - >

Edhe pse fushata zgjedhore zyrtarisht u hap më 3 shkurt, partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre ka javë që kanë filluar të bëjnë fushatë.

Por tani të njëjtit janë aktivizuar edhe më tepër, në çdo anë të Kosovës duke zhvilluar tubime nga më të ndryshmet.Së fundi një takim me qytetarë u mbajt edhe nga kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pikërisht mbrëmë në Raushiq të Pejës, kandidatët e AAK-së u takuan me qytetarë me të cilët dhe diskutuan për çështje të ndryshme.Por gjatë deklarimit të tij, është pikërisht kandidati për deputet nga kjo parti Gazmend Syla i cili nuk hezitoi të ofendoj u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.Në një video të dërguar në redaksi të lajmi.net, Syla dëgjohet teksa flet për Osmanin duke iu referuar si “gruaja e trashë” si dhe Albin Kurtit si “djal i ri”.

Siç duket konkurrenca e partive politike dhe kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës shpesh herë po ndikon që të njëjtit të ofend.ojnë të tjerët, që të dalin vetë më të mirë.Osmani ngjashëm ishte ofenduar edhe nga ish-bashkëpartiaku i saj, Agim Veliu.Veliu derisa po fliste për Osmanin tha se “Krejt kryesia me ia lëshu vendin, edhe se di a e nxen”.

Pas kësaj Veliu u deklarua duke thënë se nuk kishte dashur të tingëllonte asisoj dhe as të ofend.onte Osmanin për mënyrën se si duket.Ndryshe Gazmend Syla ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar, e që tani kërkon votën e qytetarëve për një mandate të dytë.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit