E enjte, 28 Tetor, 2021

Forcat serbe shtohen rreth kufirit me Kosovën

Lexo

- Advertisement - >

Vija kufitare e Kosovës me Serbinë, e cila shtrihet nga Maqedonia e Veriut e deri tek Mali i Zi vazhdon të jetë nën kontroll të rreptë nga Policia, Xhandarmëria e Ushtria e Serbisë.

Kur krahas shtimit të punkteve policore apo pikë kalimeve në rrugët kryesore që lidhin vendbanimet e Kosovës me Serbinë, për rreth brezit kufitar vazhdimisht lëvizin edhe Xhandarmëria e në kodrinat sipër kufirit janë vendosur edhe forcat ushtarake.

Syri sjell fotografi nga lindja e Kosovës, konkretisht nga fshati Karaçevë, përkatësisht, Muhoci i Komunës së Bujanocit ku shihet punkti i policisë serbe, ku asnjëri nuk, mund të kaloi andej e këndej kufirit pa legjitimuar.

Disa qindra metra më lartë kodrës janë edhe Ushtria e Serbisë, derisa aty pari sillen edhe Xhandarmëria e cila jo rrallë herë lëvizë edhe në fshatin Karaçevë

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit