E enjte, 28 Tetor, 2021

Vuçiq: Më përpara e qes kokën në cung, sesa që e njoh Kosovën

Lexo

- Advertisement - >

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas publikimit të letrës së Presidentit të ShBA-së, Joe Biden, ku i kërkohet arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me epiqendër njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vuçiq ka deklaruar se më përpara do ta jepte kokën se sa Kosovën.

“Serbia është gjithmonë e gatshme ta vazhdojë dialogun me Prishtinën nën kujdesin e Bashkimit Evropian, por gjithashtu duke respektuar pozicionin e Shteteve të Bashkuara, si dhe pozicionet e Rusisë dhe Kinës”, tha sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai kështu u përgjigj në pyetjen e gazetarëve se çfarë u thotë atyre që thanë se Serbia do ta njohë Kosovën, ndërsa shtoi se ai më përpara do ta vendoste “ko.kën mbi cung” sesa ta nënshkruante ndonjë dokument për njohjen e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq tha se ai e kishte refuzuar një herë njohjen e Kosovës në Washington, ku ai tha se kishte dy versione të marrëveshjes.

“Unë nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë për ju, shërbimet tona zbuluan se pyetja do të bëhej, kështu që unë shkova në shtëpinë më të fuqishme në botë me një frikë të madhe, nuk kisha frikë, sepse e dija se cili do të ishte vendimi im”, tha Vuçiq.

Ai deklaroi se menjëherë e kishte tërhequr delegacionin e tij dhe se ai i kishte thënë delegacionit amerikan se Serbia nuk do të nënshkruante një marrëveshje të tillë.

Vuçiq thotë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog nën kujdesin e BE-së, por se do ta respektojë gjithashtu pozicionin e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.

“Unë nuk do ta gënjej popullin, për të thënë se situata është e lehtë dhe unë po e luaj një hero, situata është e vështirë dhe do të jetë gjithnjë e më e vështirë. Siç ju thashë tri ditë më parë, e shoh, e pres, po shoh se ngushtohet ngadalë, sepse konfl.iktet e tyre të ndërsjella në botë po bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe ne po paguajmë çmimin për këtë”, përfundoi Vuçiq.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një letër urimi protokollare, i ka kërkuar Vuçiqit të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, ku do të përfshihet edhe njohja reciproke me Kosovën.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit