E enjte, 28 Tetor, 2021

LLadrovci: Kallxoni dikush Hotit se fushata po bëhet për zgjedhje nacionale, për lokale ua garantoj unë stabilitetin në Drenas

Lexo

- Advertisement - >

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar në drejtim të kandidatit për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti pas vizitës së tij në këtë komunë.

Lladrovci tha se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pas takimit me qytetarët në Drenas, e paska ngatërruar qeverisjen qendrore me atë lokale.

Ai madje porositi që dikush t’i tregoj Hotit se Drenasi është komuna me performancën më të mirë të qeverisjen lokale në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kryeministri në detyrë, miku im Avdullah Hoti, pas takimit me qytetarët në komunën tonë, e paska ngatërrue qeverisjen qendrore me lokale.

Kallxoni dikush edhe një herë se Drenasi është komuna me performancën më të mirë të qeverisjes lokale në Kosovë.

Fushata po bëhet për zgjedhjet nacionale. Për zgjedhjet lokale ua garantoj stabilitetin e paluhatshëm të qeverisjes time edhe për një mandat tjetër!.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit