E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Kurti në Shtërpcë me ish-këshilltarin simpatizant të kriminelit Ratko Mlladiq

Lexo

- Advertisement - >

Paraditen e sotme, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili ia ka mësyrë garës për kryeministër e kaloi në Shtërpcë. Aty ai shkoi me disa bashkëpunëtorë të tij, përfshirë edhe disa të komunltetit serb.

Mbrojtja e lumit të Shtërpcës ishte arsyeja që dha Kurti për vizitën që sot bëri në këtë komunë.Kreu i VV-së, u pa të jetë i shoqëruar gjatë kësaj vizite edhe nga ish-këshilltari i tij, Nenad Rashiq. Përveç Rashiqit, me Kurtin në Shtërpcë ishte edhe një serb tjetër, i cili gjithashtu kishte shërbyer si këshilltar i Kurtit gjatë kohës që ky ishte kryeministër vitin e kaluar. Ky person është Cvetko Veljkoviq.

Por historia e Veljkovlqit është pak më ndryshe se e Nenad Rashiqit. Lajmi.net kishte raportuar vitin e kaluar për emërimin e Veljkoviq, i cili shprehte haptas simpatinë e tij për krlmlneLin serb të lu .ftës, Ratko Mlladiq.

Në vitin 2014, Cvetkoviq shpërndante këngë heroizuese për Mlladiqin, por që kjo nuk është se i kishte penguar fort Kurtit kur e kishte emëruar si këshilltar.Kënga të cilët e shpërndante Cvetkoviq, ishte publikuar nga një rrjet i “këngëve patriotike serbe” në Youtube. E njëjta titullohet “Radko Mlladiq – Po më gjykojnë.

Kujtojmë se Mlladiq është i dënuar me bur.gim të përjetshëm për 10 akuza për krlme lu.fte, gjenocld e krlme kundër njerëzlmit.Përveç kësaj, Cvetkoviq në Facebook shpërndante edhe lajme që kanë të bëjnë me mohimin e shtetësisë së Kosovës, në të cilat citohen fjalët e një ish-politikani gjerman.
Ky i fundit, në lajmin të cilin e shpëndante Cvetkoviq, thoshte se Gjermania nuk është dashur ta njihte kurrë Kosovën, dhe kundërshtonte hapur intervenimin e NATO-s në Kosovë.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit