E enjte, 28 Tetor, 2021

Kur Albin Kurti si zëdhënës i UÇK-së fliste për Konferencën e Rambujesë

Lexo

- Advertisement - >

Ishte shkurti i vitit 1999 kur në Kështjellën e Rambujesë afër qytetit të Parisit po mbahej konferenca ndërkombëtare rreth Iuftës në Kosovë. Por, përmbajtja e marrëveshjës që u ofrua për nënshkrim kishte sjellur reagime të shumta në kampin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E rreth Konferencës së Rambujesë atëbotë kishte folur edhe Albin Kurti, si zëdhënës i UÇK në Prishtinë.

Në deklartën e Kurtit në gjuhën angleze, që është publikuar nga “Associated Press”, ai thoshte se pa armëpushim negociatat nuk ofrojnë marrëveshje të qëndrueshme.

“Këto negociata nëse vazhdojnë pa armëpushim nuk mund të dërgojnë në marrëveshje të qëndrueshme. Kur negocioni në në një tavolinë dhe ju keni p.sh. masakra terroriste në Kosovë, atëherë këto negociata nuk varen vetëm nga bisedimet që po mbani, por ato varen edhe nga zhvillimet në terren”, thoshte Kurti.

Andaj sipas Kurtit së pari duhet të nënshkruhej një marrëveshje për armëpushim si një shenjë e vullnetit të mirë të të dyja palëve.

“Kërkesa e palës shqiptare, e delegacionit shqiptar në Rambuje është së pari të nënshkruhet një marrëvëshje armëpushimi, e cila do të ishte si shenjë e vullnetit të mirë që të dyja palët janë të interesuara për një rezolutë politike për marrëveshje, që më vonë mund të shndërrohet në një rezolutë”, deklaronte Kurti në konferencën në shkurt të 1999.

Kujtojmë që Kurti atëbotë punonte në Zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm politike të UÇK-së në Prishtinë.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit