E enjte, 28 Tetor, 2021

Hoxhaj: Me njohjet personale që kam me Bidenin e Merkelin, përfiton Kosova

Lexo

- Advertisement - >

Ka vetëm dy muaj që ka marrë drejtimin e partisë, si ushtrues detyre, por Enver Hoxhaj, si kandidat i kësaj partie për kryeministër thotë se ai mund të sjellë marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Hoxhaj në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se njohjet e tij personale me liderët botërorë, si Joe Biden e Angela Merkel, do ta ndihmonin procesin duke sjellë njohjen e ndërsjellë dhe përfundimin e historisë së dhimbshme të Ballkanit.

“Qasja e PDK-së është kjo. Kryetemë e dialogut është njohja e ndërsjellë. Dialogu teknik nuk do t’i sjellë asgjë Kosovës. Por, nuk ka njeri më të përshtatshëm në Kosovë në vitin 2021, i cili e njeh personalisht presidentin aktual Biden, i cili e njeh personalisht zotin Blinken, i cili është Sekretar Shteti, i cili e njeh personalisht Jake Sullivan, i cili është drejtor i Sigurisë Kombëtare, i cili e njeh personalisht Angela Merkelin, për të krijuar një momentum të ri dhe për të përmbyllur dialogun Kosovë-Serbi”, ka deklaruar Hoxhaj në një intervistë për REL.

Ai thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë shansin që gjatë 2021 që ta përmbyllë dialogun Kosovë-Serbi, me njohje të ndërsjellë.

“Kosova duhet ta shfrytëzojë në mënyrë historike një shans, i cili është në vitin 2021 me Joe Bidenin president dhe sa gjatë është zonja Merkel kancelare që ta përmbyllë dialogun Kosovë-Serbi, me njohje të ndërsjellë”, ka deklaruar ai.

Hoxhaj i pyetur për Marrëveshjen e Uashingtonit, thotë se “PO”, do ta zbatojë atë.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit