E martë, 30 Nëntor, 2021

Hoti: VV angazhon ekspertë të IT-së për të fshirë komunikatat e para 20 viteve

Lexo

>

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar sërish Lëvizjen Vetëvendosje, duke e ia përmendur shlyerjen e komunikatave në faqen zyrtare ku Ibrahim Rugova quhej kolaboracionist.

Hoti këtë e ka bërë në një tubim para elektoratit në Komunën e Kaçanikut.‘’Kemi përballë disa kundërshtarë të majtë që s’kanë besim as në Zot e as në shtet. Në listën e tyre gjeni njerëz që janë adhurues të ekstremizmit, kurse në listën tonë gjeni njerëz patriotë. A keni dëgjuar prej tyre ndonjë projekt të hairit që do ta gëzojnë qytetarët. Jo s’keni dëgjuar, ata angazhojnë ekspertë të IT-së për të fshirë komunikatat e para 20 viteve ku sulmohet LDK-ja dhe shteti’’, tha Hoti.

Ai foli edhe për programin qeverisës për katër vitet e ardhshme, duke thënë se me qeverisjen e tyre, paga minimale në vend do të jetë 300 euro.‘’Kur ta zhvillojmë ekonominë i rrisim pagat, pensionet, paga minimale do të jetë 300 euro. Ne kemi program të qarte për të gjitha komunat. Ne duam të tregojmë kujdesin për secilën komunë, do të investojmë në rrugën Viti – Kaçanik e shumë projekte të tjera’’, shtoi Hoti.

>

Ndryshe, lajmi.net ka raportuar për fshirjen e komunikatave të VV-së që nga ato të vitit 2005 deri ato të vitit 2014.Kjo temë ndërkaq është tematizuar për shkak se përmbajtja e të njëjtave binte ndesh me qëndrimet që partia e Kurtit shpërfaq aktualisht

>
>

Më shumë

Të fundit