E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Grafite në Prishtinë: Kundërshtohet emri i Vjosa Osmanit, Glauk Konjufcën e paraqesin të parin

Lexo

- Advertisement - >

Grafite që shfaqin Glauk Konjufcën, nënkryetarin e VV-së, si numrin 1 janë shfaqur të shtunën në Prishtinë.

Emri i tij është parë afër atij të Vjosa Osmanit në të paktën dy grafitet, derisa emri i Osmanit është kundërshtuar me vizë.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë thënë KOHËS se nuk kanë ndonjë informacion rreth tyre.

Beteja politike për numrin 1 në listën zgjedhore ka përcjellë diskutimet zgjedhore që kur janë caktuar zgjedhjet. Lideri i VV-së, Albin Kurti, po vazhdon të deklarojë se do t’i prijë listës zgjedhore, derisa KQZ-ja nuk e ka certifikuar si kandidat. Osmani është kandidate për presidente të vendit në listën e VV-së.

VV-ja ka refuzuar vazhdimisht të bëjë ri-renditjen e kandidatëve, derisa Osmani është numër 2 në listë dhe Konjufca 3.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit