E hënë, 25 Tetor, 2021

Gjoshi: Për një grusht vota, Albin Kurti është në gjendje ta mohojë nanën dhe babën e vet

Lexo

- Advertisement - >

Gjoshi: Për një grusht vota, Albin Kurti është në gjendje ta mohojë nanën dhe babën e vet

Betim Gjoshi nga PDK, ka reaguar pas vizitës që kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti, kishte në Shtërpcë, ku u pa të jetë i shoqëruar nga Cvetko Veljkovic, i cili kohë më parë kishte shprehte haptas simpatinë e tij për kriminelin serb të luftës, Ratko Mlladic.

Gjoshi në reagimin e tij ka thënë se Kurti për një grusht votash është në gjendje ta mohojë nënën dhe babën e vet.

“Për një grusht vota, Albin Kurti është në gjendje ta mohojë nanën dhe babën e vet. Prandaj pa problem rrin edhe me adhuruesit e kriminelit Ratko Mlladiq”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.
Postimi i plotë:

Albin Kurti
Për një grusht vota, Albin Kurti është në gjendje ta mohojë nanën dhe babën e vet.
Prandaj pa problem rrin edhe me adhuruesit e kriminelit Ratko Mlladiq.
Ai një ditë do t’i mohojë edhe krimet e Serbisë në Kosovë.
Sa ishte opozitar i vizitojke Nanat Gjakovare dhe u premtonte se nuk shkon në dialog pa u zgjidhur fati i të pagjeturve. E kur hyri në Qeveri e harroi premtimin dhe shkoi u zgërdhi te Bërnabiqi./

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit