E martë, 19 Tetor, 2021

Do të shkoj Lumezi”, Këshilli Prokurorial i reagon Kurtit, ia bën me dije se s’është kompetent për shkarkimet

Lexo

- Advertisement - >

Një deklaratë e liderit të VV-së, Albin Kurti mbrëmë në një debat televiziv për kryeprokurorin e shtetit, Aleksander Lumezi, ka nxitur reagimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Do të shkoj Lumezi”, tha Kurti dje duke aluduar në shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, shkruan lajmi.net.KPK ndërkaq me anë të një reagimi për media ka kërkuar që kandidatët të mos përzihen në punën e gjyqësorit, sepse kjo përbën direkt ndërhyrje në punën e drejtësisë.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) respekton të drejtën e shprehjes së mendimit të lirë të secilit individ dhe subjekt politik, mirëpo deklarimet dhe qëndrimet e kandidatëve, të cilët janë pjesë e fushatës zgjedhore, duhet të jenë të përmbajtura dhe në respektim të plotë të ndarjes së pushteteve dhe të mos përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e Gjyqësorit, përkatësisht, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit”, thuhet në reagim.Po ashtu, KPK ia ka kujtuar Kurtit se kryeprokurori i shtetit zgjidhet dhe i përgjigjet vetëm Këshillit Prokurorial dhe askujt tjetër.

“Kryeprokurori i Shtetit zgjidhet dhe i përgjigjet vetëm Këshillit Prokurorial të Kosovës, prandaj detyrat, obligimet dhe mandati i tij janë të përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, e jo nga vullnetet politike”, thuhet më tutje në reagim.“Më këtë rast, theksojmë se sistemi prokurorial me mbështetje të fuqishme edhe të partnerëve ndërkombëtarë është duke u angazhuar maksimalisht për avancimin e mekanizmave të brendshëm në fuqizim të llogaridhënies, transparencës dhe efikasitetit, si dhe forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në fund të deklarimit të Këshillit Prokurorial .

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit