E martë, 30 Nëntor, 2021

Aeroporti e largon punëtorin pas 20 vjetësh, ish-ushtari i UÇK-së që humbi familjen në luftë rrëfen ngjarjen (Video)

Lexo

>

Autor: Jeton SOPA/ IndeksOnline

Qamil Muqolli përderisa ishte në vendin e tij të punës, me 3 mars 2020, i kishte ardhur një thirrje telefonike “nga lart”. Atij i kishin thënë të shkoi në zyrat e menaxhmentit të aeroportit “Adem Jashari” se kishte për të nënshkruar diçka. Ai ishte shtangur kur përpara ja kishin prezantuar një letër ku e informonin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës si punëtor i aeroportit, punë të cilën Qamili e kishte bërë për 21 vite me radhë me përkushtim dhe devotshmëri.

Qamil Muqolli është në mesin e 60 punëtorëve të larguar nga puna në Aeroportin e Prishtinës që nga greva e punëtorëve të aeroportit që ishte mbajtur në gushtin e vitit 2019. Bashkë me të është suspenduar edhe kryetari i sindikatës së punëtorëve të aeroportit, Bashkim Latifi. Këtij të fundit i është mbyllur madje edhe zyra e sindikatës brenda aeroportit.

>

“Pa kurrfarë informimi, vetëm më kanë thirr në telefon, unë kam qenë në orar të punës “hajde nalt se ki me nënshkru diçka dhe kur kam shku atje ma kanë dhanë informacionin që nuk të vazhdohet ty kontrata.

Nuk më kanë dhanë arsyeje kurgja, absolutisht kurrfarë arsyeje por ajo mundet me qenë veç pse jam anëtar i sindikatës sikur 500 punëtorë tjerë që janë kanë absolutisht diçka tjetër jo, jam pjesëmarrës në grevë kur ka qenë ajo greva 3 ditore jam kanë edhe unë, 21 vjet në punë as gabimin më të vogël, as një vërejtje më të vogël, asnjë mungesë të vetme njëherë një ditë nuk kam mungu për 21 vjet.

Pra 21 vjet në aeroport nuk e kam asnjë ditë pushim mjekësor që më takon por nuk kam pas nevojë dhe nuk e kam marrë. Nuk di çfarë gabimi kam ba, ata nuk kanë pas kurrfarë arsyeje megjithëse i kom pyet kur e kam marrë njoftimin pse po me qitni prej punës kështu thanë ka vendos menaxhmenti i aeroportit dhe kurrfarë përgjigje tjetër. Po nuk jam unë vet, po atë ditë neve na kanë qit 28 vetë”, rrëfen për IndeksOnline, Qamili.

>

https://m.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/261921825384924/?app=fbl

Më shumë

Të fundit