E enjte, 28 Tetor, 2021

Zëdhënësi i PDK’së: Kurti po mundohet ta imitojë marshin e Leninit

Lexo

- Advertisement - >

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK’së), Avni Bytyçi ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV’së), Albin Kurti po mundohet ta imitojë marshin e Vladimir Leninit nëpër komuna.

Avni Bytyçi me anë të një shkrimi në Facebook ka kritikuar Kurtin, duke thënë se ai po mund të imitoj marshin e Leninit.

“Albin Kurti po mundohet të imitoj marshin e Leninit nëpër komuna, me demek populli është mbrapa tij. Njëjtë veproi Lëvizja Vetëvendosje në hapjen e fushatës duke i vendosur mindilat kuq në stilin e Titos, një paralajmërim se socializmi/komunizmi është duke u kthyer”, ka shkruar Bytyçi.
Ai tha se popullit i duhet të vendos ndërmjet dy sistemeve.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit