E martë, 19 Tetor, 2021

Labi i revoltuar nga tubimi i Vetëvendosjes në Kaçanik: S’ka virus, Bravo Vjosa e Albin

Lexo

- Advertisement - >

Edhe pse jemi në kohë pandemie, për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen me 14 shkurt, partitë politike po i shkelin rregullat duke mbajtur tubime me qindra qytetar.

Këto tubime rrezikojnë që të përhapet edhe më shumë koronavirusi.

Së fundmi ishte Labi ai i cili përmes disa fotove që janë shpërndarë në rrjetet sociale teksa shihen në tubim në Kaçanik qindra persona pa maska dhe duke mos mbajtur distancë,ai ironizoj me situatën.

“Ska virus bravo Albin”, ishte përshkrimi i një imazhit.

Ndërsa postimi tjetër iu dedikua ushtruesës së detyrës së presidentes dhe njëherësh kandidatja për presidente Vjosa Osmanit.

“Bravo Vjosa Ska Virus edhe për ty që ligjin e inicove me i denu qytetarët! Sot këta në fushatë, i kuptoj sepse nuk kanë se çfarë të bëjnë edhe ju duhet me i mbyll sytë! Urime fushatën e hapur e suksese për juve partitë! Popull duro se bahet mirë sa ta marrin nje kokër votë…! Prap do të kërkoni me i sherua femijet e juaja jashtë KOSOVËS. E di, e kam keq ama drejtesia duhet të zë vend jo me i mshel veshët”, shkroi ai.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit