E hënë, 25 Tetor, 2021

Ka ardh momenti me i qit senet nëpër vend!

Lexo

- Advertisement - >

U bë shumë e dashur për publikun shqiptar me rolin e “Sasës” të seriali “O sa mire”.

Vëmendje të madhe mediatike arriti të marr kohëve të fundit pasi u inkuadrua në politikë duke kandiduar si deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit nga radhët e Vetëvendosjes, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë të dhënë për Indeksonline ajo tha se është e lumtur që i është bërë një ftesë e tillë nga Albin Kurti, për shkak se e ka vlerësuar punën e saj shumëvjeçare.

“Ka qenë nder për mu që më është ofruar ftesa prej Albinit, e kom ni që m’ka vlerësu për punën tem shumë vjeçare dhe kom mendu qe e ka pa te arsyeshme qe unë mundem me ndihmu dhe me qu procese përpara!” shtoi ajo.

Ajo për Indeksonline tregoi se nuk kishte menduar ndonjëherë se do të bëhej pjesë e politikës, por sipas saj ka ardhur momenti me qenë senet në vend të vet, me njerëz punëtor vendi lulëzon.

“Asnjëherë nuk e kam mendu me u kyç ne politike, por mendoj se ka ardh momenti me i qite senet neper vend te vetin, me njerëz të aftë me punë dhe përkushtim vendi lulëzon! Ma shumë se nder është përgjegjësi!”, tha ajo.

Tutje ajo shtoi se do të jetë zë i fuqishëm për fëmijët, rininë, gratë dhe artistët.

“Kom me kon zë i fuqishëm për fëmijët rininë gratë dhe artistët, krejt ajo brengë që m’ka përcjellë për 21 vjet, krejt ato çka kom pa e përjetu kom me i kanalizu për me i rregullu!”, përfundoi Adriana.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit