E hënë, 25 Tetor, 2021

Veliu: Qytetarët janë pishman që e votuan Bulliqin

Lexo

- Advertisement - >

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka folur për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës, në zgjedhjet e parakohshme lokale të 29 nëntorit të 2020-ës.

Veliu ka deklaruar se në ato zgjedhje llapjanët e kanë zgjedhur një kryetar të përkohshëm, duke folur kështu për Shpejtim Bulliqin e LVV-së.

Veliu theksoi se votuesit e tij tanimë janë pishman për zgjedhjen e tyre dhe për votën që i kanë dhënë atij.

“Do të jetë një ditë historike dhe një ditë e reflektimit të LDK-së në bastionin e saj në Llap. Llapi dhe LDK-ja janë të pandashme dhe të lidhura ngushtë mes veti. Ato nuk mund të frymojnë dhe as të jetojnë pa njëra-tjetrën. Prandaj, alternativa e vetme në këto zgjedhje është numri 132.

Sikurse e dini edhe ju në zgjedhjet e fundit të gjithë janë bërë kundër nesh dhe kështu e kanë marr përkohësisht vetëm, pozitën e kryetrarit të komunës. Edi që edhe ata që e kanë zgjedhur këtë kryetar të përkohshëm tani janë bërë pishman”, ka thënë ai.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit