E martë, 19 Tetor, 2021

Partneriteti me VV-në, Osmani: Referendumi ynë ka të bëjë për të ardhmen kolektive të Kosovës

Lexo

- Advertisement - >

Kandidatja për deputete në kuadër të listë së Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka thënë se deri tani Kosova është qeverisur keq dhe abuzuar nga udhëheqësit e pushtetit në të kaluarën.

Osmani, gjatë hapjes së fushatës në Prishtinë ka deklaruar se bashkëpunimi i iniciativës së saj me LVV-në është mundësi për ta ndryshuar të ardhmen e vendit.“Ky referendum dhe ky partneritet nuk ka të bëjë me të kaluarën. Ky partneritet ka të bëjë me të ardhmen tonë, ka të bëjë me të ardhmen tonë kolektive, me vendin tonë të punës, kujdesin shëndetësor, ringritjen ekonomike, me drejtësinë që do të mbizotërojë, me qeverisjen e re që do t’i sjellim popullit tonë, do të rivendosim besimin në demokracinë tonë të re”.

“Qytetarët kanë vendosur tek ne besimin, bashkimi ynë në partneritet është vullneti i pastër i besimit tuaj. Do të qeverisim pikërisht për të udhëhequr nga vullneti i juaj. Ju e keni vendosur besimin tuaj tek ne, ne do t’i përmbushim pritshmëritë tuaja”.
“Rrugëtimi ynë individual politik mund të jetë i ndryshëm, të përbashkët e kemi forcën e qëndrueshmërisë tonë që e kemi ndërtuar vetëm me mbështetjen e juaj.

I kemi bashkuar forcat tona sot, e jemi në partneritet sepse duam të udhëheqim institucione që mishërojnë qëndrueshmërinë, maturinë dhe trimërinë e guximin e popullit ton딓Nuk do të ketë një qeverisje e premtimeve, pasi janë bërë shumë e shumë premtime, e pak e kanë mbajtur fjalën e dhënë. Do të jemi sinonim i fjalës së mbajtur, sinonim i demokracisë.

Në frymën e rilandasve kombëtar, të Lidhjes së Prizrenit, e gjithë rezistencës shqiptare nga Hasan Prishtina dhe deri tek Ibrahim Rugova e familja Jashari, jemi bërë bashkë, për të bërë Kosovën shtet funksional. Siç e dimë ne më së miri, liria është demokraci dhe Demokracia është liri”.
Osmani ka thënë se nëse janë në krye të Qeverisë do të punojnë sa më shumë për të pasë barazi gjinore në vend.

“Ne do të insistojmë që të kemi të drejta të barabarta për vajzat dhe gratë tona. Do të luftojmë që të ngritet zëri për gratë dhe vajzat për të ndryshuar të tashmen dhe të ardhmen e tyre.

Do të luftojmë për të ndryshuar mentalitetin se ne nuk duhe të trajtohemi në mënyrë të barabartë me burrat. Në këtë mandat prioritet do të jenë gratë dhe vajzat”.Osmani ka theksuar se ata do të punojnë po ashtu edhe për komunitetet dhe për rininë.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit