E martë, 30 Nëntor, 2021

Nga Peja, Kurti e Osmani paralajmërojnë ‘pranverën e vitit 2021’

Lexo

>

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV) Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani kanë bërë hapjen e fushatës zgjedhore në qytetin e Pejës.

Kurti i cili është kandidat për kryeministër tha që në zgjedhjet e 14 shkurtit partia e tij do të marrë shumicën parlamentare në Kuvend.“Shumicën qytetare që është për ndryshime progresive do ta dokumentojmë me votën e lirë të qytetarëve si shumicë të ardhshme parlamentare e qeveritare.

Ne kemi një tubim të hapjes në Prishtinë, sonte në orën 19:30, mirëpo sot jemi këtu në Pejë në këtë qytetet të bukur, që i ka dhënë aq shumë edhe luftës çlirimtare edhe paqes në Kosovë”, tha Kurti.Kurti tutje u shpreh se qytetarët e Pejës janë të vendosur për ndryshime, madje nga ky vend Kurti edhe paralajmëroi ‘pranverën e vitit 2021’

>

“Do të takojmë qytetarët pejan të cilët po ashtu janë të vendosur për ndryshime dhe do të ketë pjesëmarrje rekord të popullsisë në përgjithësi, përfshirë Pejën për zgjedhjet e 14 shkurtit. Po na merr moti i mirë dhe duket se kjo fushatë e paralajmëron pranverën e vitit 2021”, tha ai.U

shtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidon në një listë të përbashkët me LV-në, tha që Peja do t’i prijë ndryshimit në Kosovë.

“Shpresojë shumë që kjo frymë e ndryshimit që po ndihet kaq shumë e kaq qartë këtu në Pejë sot, të vazhdojë anë e kënd Kosovës dhe jam e bindur që do të vazhdoj anë e kënd Kosovës sepse Peja ka ditur për gjatë gjithë historisë, t’i prijë ndryshimit dhe jam e bindur që të gjithë këta qytetarë do ta bëjnë këtë kthesë më 14 shkurt”, tha ajo.

>

Sot zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt. Prijësi i kësaj liste si dhe kandidati për kryeministër do të jetë Albin Kurti edhe pse nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Më shumë

Të fundit