E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Mustafa “thumbon” Vetëvendosjen: Po ua lëmë sondazhet, votat i marrim ne

Lexo

- Advertisement - >

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur se ky subjekt politik do të do të triumfojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ia lëmë LVV-së sondazhet, ne i marrim votat sepse e kemi besimin e qytetarëve. Me pas qenë me sondazhe moti disa parti ishin bërë të mëdha dhe moti do të qeverisnin me Kosovën. Ne moti kemi qeverisur dhe kemi qeverisur në mënyrën më të mirë”, ka nisur Mustafa fjalën e tij.

“Për kandidat për kryeministër e kemi Avdullah Hotin, njeriun e mençur e të urë, që di t’i zgjidhë problemet e qytetarëve të Kosovës. Hoti është njeri që na solli njohjen nga Izraeli dhe nënshkroi marrëveshjen e parë në Shtëpinë e Bardhë. Duhet t’i votoni kandidatët e LDK-së për deputetë dhe Hotin. Ky është fati dhe e ardhmja e Kosovës”.

Mustafa ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk meriton të votohet, ndërkaq ka thumbuar edhe Vjosa Osmanin e cila ndodhet në listën e këtij subjekti politik.“Ata që kanë thyer qafën e kanë shkuar nga LDK nuk mund ta marrin trashëgiminë e Ibrahim Rugovës, as flamurin, as himnin dhe as kulturën tonë demokratike. Ajo është e jona.

Ne dallojmë me ata që kanë kulturë tjetër. Kultura e tyre ka qenë kulturë rrënuese. E kanë refuzuar Planin e Ahtisaarit, pavarësinë dhe simbolet dhe nuk e meritojnë përkrahjen e qytetarëve që ta drejtojnë Kosovën. Ky që është në krye të komunës [Shpejtim Bulliqi] ju ka lënë pa viza. Të tillët nuk e meritojnë që të përkrahen”.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit