E enjte, 28 Tetor, 2021

Kurti në vitin 2005: Pavarësia e Kosovës shpie në ndarje të saj

Lexo

- Advertisement - >

Më 5 shtator të vitit 2005, në numrin e 4-të të gazetës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti shkruante një Editorial kundër negociatave me Serbinë, por jo vetëm kaq. Kurti në këtë Editorial kontestonte intervenimin e NATO-s në Kosovë dhe deklaronte se pavarësia e Kosovës çon në ndarjen e Kosovës.

Në numrin e 4-të të kësaj gazete e cila në ballinë mbante titullin “Sepse”, duke radhitur përgjigjet në pyetjen se pse Kosova nuk duhet të negociojë me Serbinë, ish-kryeministri i Kosovës, aso kohe shkruante pse Kosova nuk duhet të negociojë me Serbinë, si ka ndodhur intervenimi i NATO-s, çfarë ka prodhuar ky intervenim dhe çfarë do të ndodh me Kosovën.

Ai krejt në fillim të Editorialit të tij e citon filozofin marksist francez, Henri Lefebvre tek thotë se “Një revolucion nuk prodhon hapësirë të re, ai nuk ka realizuar potencialin e tij të plotë; në të vërtetë, ai ka dështuar në atë që nuk ka ndryshuar vetë jetën, por vetëm ka ndërruar superstrukturat ideologjike, institucionet apo aparaturat politike”.

Kurti në këtë editorial, fillon të argumentojë se si bashkësia ndërkombëtare nuk është pro pavarësisë së Kosovës, dhe kështu thoshte se “Pavarësia ka mbetur vetëm qëndrim politik i njëanshëm. Vetëvendosja është parim i së drejtës”.

Gjithashtu, në këtë editorial të vitit 2005, 3 vite para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kurti thoshte se pavarësia nënkupton ndarje të Kosovës, mirëpo vazhdonte argumentimin duke thënë se: “ama vetëm teorikisht, duke qenë se pavarësinë e parandalon fillimi i negociatave”.

“Pjesa më e rëndësishme e këtyre negociatave është pjesa e panegociueshme e tyre. Ajo përcakton statusin e negociatorëve. Kuadri i ballafaqimit është esencial për rezultatin e ballafaqimit. Rezoluta 1244 – e cila e përmban dhe i referohet dokumentit të Rambujesë – pashmangshëm do të jetë ky kuadër, do të jetë platforma e bisedimeve sepse pikërisht aty edhe parashihen ato.

Qëndrimet fillestare të palëve negociuese vdesin me fillimin e negociatave. Prandaj, fillimi i negociatave e garanton formulën ‘më shumë se autonomi, më pak se pavarësi’. Në këtë mënyrë, fillimi i negociatave është më i rëndësishëm sesa ecuria e tyre.

Kjo e fundit është lehtë e parashikueshme. Sa më shumë që do t’i japin autonomi Kosovës, kjo do të jetë e përcjellur me autonomi më të madhe të serbëve të Kosovës (Pavarësia e Kosovës shpie në ndarje të saj, ama vetëm teorikisht, duke qenë se pavarësinë e parandalon fillimi i negociatave.) Kësisoj, enklavat nuk do t’i bashkohen Serbisë, sepse nuk planifikohet që Kosova të ndahet nga Serbia.“, shkruante Kurti aso kohe.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit