E martë, 19 Tetor, 2021

Donika Gërvalla thirrje mërgimtarëve: Kujdes, 30.000 regjistrime për të votuar nga mërgata janë refuzuar, ja deri kur kanë kohë për ankesa

Lexo

- Advertisement - >

Kandidatja për deputete në listën e VV-së, Donika Gërvalla ka bërë thirrje për kujdes, pasi rreth 30.000 regjistrime për të votuar nga mërgata janë refuzuar, dhe se ankesat për në PZAP mund t’i bëjnë sot, deri në ora 18:00.

“Nëse ti apo dikush nga familja jote keni aplikuar për të votuar nga mërgata dhe emrat nuk ndodhen në listën e botuar dje me shumë vonesë, atëherë duhet të ankohesh patjetër në PZAP në këtë adresë: [email protected]”, shkruan Gërvalla.

Ja shkrimi i saj:

KUJDES!
ANKESA NË PZAP DERI SOT NË ORËN 18

Rreth 30.000 regjistrime për të votuar nga mërgata janë refuzuar, gjë që do të thotë që më shumë se 1 nga 4 aplikime janë shpallur të pavlefshme.

Nëse ti apo dikush nga familja jote keni aplikuar për të votuar nga mërgata dhe emrat nuk ndodhen në listën e botuar dje me shumë vonesë, atëherë duhet të ankohesh patjetër në PZAP në këtë adresë: [email protected]

Plotëso formularin e ankesës në linkun e mëposhtëm:
https://pzap.rks-gov.net/…/Formulari-i-Ankesave-Shqip…

Si kryes të supozuar të shkeljes duhet të shënosh KQZ-në.

Formularit të ankesës duhet t’i bashkëngjitësh emailin, përmes të cilit ke aplikuar për regjistrim në KQZ dhe aplikimin tënd.
Afati për ankesë është deri sot në ora 18:00.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit