E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Zëdhënësi i AAK-së: Baton Haxhiu gjithmonë ka qenë “matrapaz” elektoral

Lexo

- Advertisement - >

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës (AAK), Lulëzim Blaka, ka reaguar pas sondazhit të fundit që e ka paraqitur ish drejtori i televizonit Klan Kosova Baton Haxhiu, ku sipas tij AAK në këto zgjedhje do t’i merr vetëm 5.5 për qind dhe se i rrezikohet që ta kalojë pragun.

Blaka ka thënë se Baton Haxhiu gjithmonë ka qenë ‘matrapaz’, elektoral, ku sipas tij po i njëjti Baton, bënte emisione me grafikone për shkëmbim territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se Baton Haxhiu ishte pjesë e planeve e skenareve për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës e Serbisë, e që ishte kundërshtuar më së shumti nga Aleanca dhe kryeministri i atëhershëm Ramush Haradinaj.

Ja postimi i plotë:

‘Baton Haxhiu gjithmonë ka qenë “matrapaz” elektoral. A është ky Batoni që bënte emisione me grafikone për shkëmbim territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë në televizor? Sonte paska dalë me projeksione të tjera për rezultatin e zgjedhjeve, që vetëm ai e di se ku e ka interesin dhe për hesap të kujt po punon. Shyqyr që matjet tona flasin ndryshe, e Batonin më së paku duhet marrë seriozisht’.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit