E martë, 30 Nëntor, 2021

Mustafa: Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici e nën tytat e armëve 21 vjet pas çlirimit

Lexo

>

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka reaguar pas tensionimit të parafushatës zgjedhore.

Mustafa ka thënë se partive politike nuk i ka hije të mbajnë fushatë zgjedhore 21 vjet pas çlirimit të rrethuar me polici nga njësia spceiale dhe nën tytën e armëve, siç ka thënë ai, zgjedhjet janë shprehje e lirë e qytetarëve.

Kreu i LDK-së, ka thënë se askush nuk duhet të barrikadohet për t’u takuar me qytetarët.

>

“Zgjedhet janë shprehje e lirë e qytetarëve për parlamentin e tyre. Nuk na ka hije të mbajmë zgjedhje të rrethuar me polici, me njësi speciale… zgjedhe nën tytat e armëve, njëzetenjëvjet pas çlirimit!? Zgjedhjet me dhunë nuk janë zgjidhje. Askush s’është i pari nëse duhet të barikadohet për t’u takuar me qytetarët dhe askush nuk e meriton të dal i pari, në qoftë se mendon se një komune apo një territor është pashallëk i tyre”, ka shkruar Mustafa në rrjetet sociale.

Më tej ai ka vlerësuar se me dhunë e kërcënime për pushtet, partitë po rrëshqasin në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës.

“Dhuna prodhon dhunë. Më së paku demokraci. Me protagonistët e dhunës dhe kërcënimeve, në hygjymin e tyre për pushtet, po rrëshqasim keq në hasmëritë e kohës së viteve të pasluftës. Kjo nuk na nevojitet. Çdo fitore e tillë eventuale, e kujdo qoftë, është humbje. Kosovës i nevojiten zgjedhje demokratike, jo popullizëm i shfrenuar!”, ka shkruar Mustafa.

>
>

Më shumë

Të fundit