E enjte, 28 Tetor, 2021

Hoxhaj: Mos u besoni sondazheve të paguara, fitorja e PDK-së është e pandalshme

Lexo

- Advertisement - >

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj sonte ka takuar qytetarët e Suharekës, para të cilëve ka kritikuar mediat që po e deformojnë opinionin publik duke prezantuar sondazhe të paguara.

“Mediat që po bëjnë sondazhe të paguara, që po bëjnë mashtrim publik po ofrojnë një pamje të rrejshme. Mos ju besoni mashtrimeve të tilla se rrena i ka këmbët e shkurta, e kjo shihet me 14 shkurt, sepse atë ditë vendos qytetari, atë ditë vendos populli.”, tha ai.

Ai shtoi se ditëve të fundit ka vizituar pjesë të ndryshme të vendit dhe kudo vërehet përkrahja e madhe për PDK-në.

Gjatë këtyre ditëve kam qenë në pjesë të ndryshme të Kosovës, në Llap, në Dukagjin, në Drenicë, në Prizren me rrethinë, kudo po prinë bindshëm Partia Demokratike e Kosovës dhe fitorja jonë është e pandalshme.”, tha Hoxhaj.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit