E hënë, 25 Tetor, 2021

Vetëvendosje nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e Supremes

Lexo

- Advertisement - >

Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj ka vendosur të mos të ankohet në Gjykatën Kushtetuese rreth vendimit të Gjykatës Supreme, i cili ia pamundëson kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe vetë asaj kandidimin për deputet.

Por, sipas saj, vendimi i Supremes nuk ishte i drejtë.“Ne e kemi bërë një reagim të shkurtër për media, ku thamë që Gjykata Supreme e vërtetoi atë që ne kemi thënë, sepse aty thuhet që dënimet nuk kanë pasur dënime juridike, ashtu siç kemi thënë edhe ne.

Ne mendojmë që Gjykata Supreme hoqi dorë nga kompetencat e saj, sepse edhe në rastin e Zafir Berishës kishte vërtetuar që nuk mund t’i ndalohej askujt e drejta e kandidimit nëse nuk ka një dënim plotësues”, tha ajo në Kallxo Pernime përballë Jeta Xharrës.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit