E hënë, 25 Tetor, 2021

Sami Ahmetaj i LV-së i bashkohet AAK-së

Lexo

- Advertisement - >

Sami Ahmetaj, i cili ka dhënë dorëheqje sot nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, është anëtarësuar në partinë e Ramush Haradinajt.

Lajmin për anëtarësimin e tij në AAK e ka bërë me dije Ramush Haradinaj me anë të një postimi llogarinë e vet në “Facebook”.

“Jam i lumtur të mirëpres në Aleancë, z. Sami Ahmetaj, ish-kryetar i pikës në Dardani të Pejës dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. Duke cituar fjalët e tij, Samiu pas 13 viteve besim në demagogji mashtruese, sot kaloi nga populizmi në politikë serioze e kombëtare.

Me një Aleancë të fortë në Parlament dhe me mua si President i vendit, ne do të jemi kundërpeshë dhe të sigurojmë stabilitet dhe forcë për ta çuar Kosovën përpara së bashku. Ashtu si Samiu, gjithnjë e më shumë qytetarë po na mbështesin, duke kuptuar se vendi ynë është në udhëkryq dhe Kosova ka nevojë për vepra të mëdha dhe jo vetëm fjalë të mëdha”, ka shkruar Haradinaj.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit