E enjte, 28 Tetor, 2021

Ministri i Jashtëm izraelit prezanton një pllakë me mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”

Lexo

- Advertisement - >

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diaspores Meliza Haradinaj dhe homologu i saj izraelit Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar marrëveshjen e njohjes reciproke mes dy vendeve dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.Me këtë rast kryediplomati i Israelit tha se me këtë marrëveshje po bëhet histori.Ai tha se së shpejti pritet të hapet edhe Ambasada e Kosovës në Izrael.

“Po bëjmë historinë, po lidhim marrëdhënie diplomatike në mes të Kosovës, një moment i rëndëishëm ky. Sot është mundësia të ngrisim këto marrëdhënie në nivelë diplomatik. Njohja e shtetit të Kosovës nga Izralei vjen pas marrëveshjes të arritur në SHBA”.

“Sot kam pranuar kërkesën për hapjen e Ambasadës në Jerusalem dhe shpresojmë ta hapim sa më shpejtë atë’.Pas deklaratave ku ai dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e kanë falenderuar e uruar njëri-tjetrin, Ashkenazi e ka zbuluar pllakën me mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendosjte ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë. Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit