E hënë, 25 Tetor, 2021

KQZ refuzon rreth 30 mijë aplikacione për votim nga diaspora

Lexo

- Advertisement - >

KQZ-ja ka bërë të ditur se ka pranuar një raport jopërfundimtar nga shërbimi votues lidhur me periudhën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i aplikacioneve të cilat janë futur në sistem ka qenë 175 mijë e 273 aplikacione. Pas verifikimeve janë larguar 43 mijë e 801 aplikacione si dublikate, të cilat janë dërguar nga aplikues më shumë se një herë në tre e-mailat e shërbimit votues gjatë periudhës së aplikimit.

Pra, në bazë të të dhënave jopërfundimtare, KQZ-ja ka pranuar nga 13 deri më 21 janar rreth 131 mijë e 500 aplikacione për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Vetëm 33 aplikacione janë pranuar përmes fahut postar dhe 195 të tjera përmes faksit të KQZ-së, ndërsa pjesa më e madhe e tyre, 131 mijë e 244 aplikacione janë pranuar përmes e-mailave të shërbimit votues.

Pas vlerësimit të aplikacioneve, janë aprovuar 101 mijë e 839 aplikacione për regjistrim, ndërsa janë refuzuar 29 mijë e 633 aplikacione. Në 29 mijë e 100 raste aplikuesit janë refuzuar për shkak se nuk e kanë dëshmuar identitetin ose kriteret e zotësisë juridike apo nuk kanë nënshkruar aplikacionin për regjistrim.

Në 65 raste të tjera aplikuesit janë refuzuar për shkak se në ditën e zgjedhjeve nuk arrijnë moshën 18 vjeç.Sa për sqarim, ky nuk është një raport përfundimtar, sepse shërbimi votues akoma është duke bërë kontrollimin e dokumenteve të shtypura dhe krahasimin e tyre.

2.VERIFIKIMI PËRMES TELEFONIMIT:

Shërbimi votues i KQZ-së, respektivisht zyrtarët nga qendra e thirrjeve, janë duke vazhduar të verifikojnë përmes telefonimit aplikuesit të cilët janë të aprovuar pasi kanë kaluar kriteret e zotësisë juridike.Në qendrën e thirrjeve janë shtuar linjat telefonike.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit