E enjte, 28 Tetor, 2021

Haradinaj: S’është koha për luftë politike ndaj njëri-tjetrit, duhet të jemi bashkë kundër Serbisë

Lexo

- Advertisement - >

Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj ka thënë sonte se nuk është koha për luftë politikë, por për të qëndruar së bashku si komb.

Këtë përgjigje Haradinaj ka dhënë në pasi u pyet se AAK-ja po bën një fushatë të pazakontë, duke mos sulmuar partitë e tjera, madje duke injoruar kur të tjerët e sulmojnë AAK-në.

“Vendi ynë është në një situatë shumë të vështirë – ne jemi duke luftuar pandeminë, fqinji ynë po bëhet gjithnjë e më agresiv, ndërsa ekonomia jonë është bllokuar. Tani nuk është koha për luftë politike, por është koha të qëndrojmë së bashku si komb dhe të punojmë për të ardhmen e vendit.

Qytetarët tanë e kanë kuptuar tashmë këtë, tani ne politikanët duhet ta kuptojmë: Nuk ka të bëjë me ne dhe partitë tona, ka të bëjë me qytetarët dhe vendin.

Si President do të jetë një nga detyrat e mia kryesore të bashkoj vendin dhe të ecim përpara së bashku. Ne duhet të luftojmë së bashku për çështjen tonë kombëtare dhe jo kundër njëri-tjetrit”, ka thënë Haradinaj në ‘Pressing’.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit