E enjte, 28 Tetor, 2021

Gëzim Kelmendi-Kurtit: E njëjta polici që ti e sulmove para disa viteve, dje të mbrojti në veri nga serbët

Lexo

- Advertisement - >

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka komentuar vizitën e djeshme të liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut.

Kelmendi duke iu drejtuar Kurtit tha se të njëjtit policë që lideri i VV-së i ka sulmuar, ata e mbrojtën gjatë vizitës në Mitrovicën e Veriut.

“E njëjta polici që ti e sulmove në Prishtinë para disa viteve, e njëjta polici dje të mbrojti në veri nga serbët. Bashkimi me Shqipërinë është ëndërr e çdo shqiptari, por nuk është lojë fushate, dhe “mashtrim pazari”.

Mos luaj me ndjenja kombëtare, kur pranë vetës ke një ud-presidente e cila ia fali 8 mijë hektarë tokë Malit të Zi ” për pak pare””, ka shkruar Kelmendi.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit