E martë, 19 Tetor, 2021

Ziadin Sela: Ja sa shqiptarë jetojnë në Maqedoninë e Veriut

Lexo

- Advertisement - >

Regjistrimi në Maqedoninë e Veriut nuk mund të jetë operacion statistikore. Kështu tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke shtuar se nga ato numra varen të drejtat e komuniteteve.

“Kur skam menduar se të drejtat e mia të varen nga dëshira e mirë ose e keqe e ndonjë politikani maqedonas. Ne kemi në tokën tonë që e kemi pasur me shkuj dhe mendojmë të jetojmë po aq, pra me shekuj. Dhe të drejtat tona nuk duhet të varen nga dëshira e mirë ose e keqe e Zaevit apo Gruevskit ose dikujt tjerët. Por duhet të jenë të garantuar me Ligj. Regjistrimi do të ishte më pak i politizuar nëse do të pranohej amendamenti ynë kur u bënë ndryshimet kushtetuese ku ne kërkonim nga definicioni 20% të hiqet dhe të vendoset gjuha shqipe”, tha Sela.

Ai tha se ata si koalicion kanë disa dilema.

“Është munduar që BDI ta përdorë si arritje goxha të madhe këtë nënshkrimin e lidhur me drejtorin në ESHS, ku përveç zv/drejtorit nuk ke shqiptarë në asnjë sektor tjetër. ESHS ka qenë objekt diskutimi dhe shembull diskriminimi me vite. E dini që është absurdi më i madh, kjo del nga goja e atyre që nuk kanë dhënë asnjë llogari dhe përgjigje: pse dështoi regjistrimi në vitin 2011. Ne duhet të besojmë në zv/drejtorin e emëruar nga Ali Ahmeti. Nga njeriu që në telefonat me Nikolla Gruevskin e ndërprenë regjistrimin e vitit 2011”, deklaroi Sela.

Sela tha se regjsitrimi është interes shtetëror dhe i gjithë qytetarëve. Ai tha se nuk kanë dilemë se shqiptarët janë mbi 30%.

“Sepse këto të dhëna i tregojnë numri i nxënësve, nataliteti, mortaliteti. Këto gjërat i tregojnë shfirat në aspekt të votave”, deklaroi Sela.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit