E enjte, 28 Tetor, 2021

Reagon Armend Muja: Vizita e Kurtit në Veri nuk është ndërpre nga serbët

Lexo

- Advertisement - >

Mediat kanë raportuar se serbët në veri të Mitrovicë kanë ndërprerë vizitën e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Por Armend Muja, kandidat i VV-së për deputet që vije nga Mitrovica e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë,.

Ai përmes një postimi në Facebook lajmet e medieve i ka quajtur të pavërteta, ndërsa ka pohuar se vizita është realizuar në plotëni.

Postimi i tij:

#KREJTdheDREJT në Mitrovicë: sapo ka përfunduar vizita e Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Vizita është realizuar sipas agjendes – Trepçë, ecje në Urën e Ibrit, Vizita në Xhaminë e Urës së Ibrit, Kodër të Minatorëve, te Liqeni dhe Iliridë.

Vizita është pritur me shumë entuziazëm nga qytetarët në Jug dhe Veri. Raportimet se vizita në Veri është ndërprerë janë të pavërteta. Kosova është një dhe e pandashme.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit