E hënë, 25 Tetor, 2021

Analisti politik ia publikon videon Kurtit kur i sulej policit: T’i kanë poshtru kolegt e tu n’Mitrovicë

Lexo

- Advertisement - >

Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, ka reaguar pas mos-lejimit të vazhdimit të fushatës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe u.d. të presidentit, Vjosa Osmanit, nga një grup serbësh.

Salihu, me anë të ‘Facebook’-ut, ka shpërndarë videon e kapur në protestë të 2017-ës së subjektit opozitar Lëvizja Vetëvendosje për shkarkimin e ministrit serb, Aleksandër Jabllanoviq.

“Albini – ne Prishtine skifter, matane Ibrit pule. Qysh u kone ajo forja – ka dashte me luftu, po nji komandant i ka thone “kthehu ne Prishtine se ti i duhesh i gjalle çAshtjes”, ka mbishkruar në video Salihu.

” Ani Vjosa qe u nenshkrujke si Komadante Supreme, sot po besoj qe e ka kuptu se i ka mbathe kpucet e mdhaja te Komandantit Suprem te cilat nuk mundet me i mbush”, ka shkruar tutje ai.

Gjatë vizitës së të shtunës të kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosjes” dhe u.d Vjosa Osmanit në Mitrovicën e Veriut, një grup serbësh i detyruan ata që ta ndërprejnë vizitën në këtë pjesë.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit