E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Grenelli, demokratëve: 20 vjet dështuat për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi

Lexo

- Advertisement - >

Ish-emisari amerikan për dialog Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë që demokratët amerikanë kanë dështuar në lidhje me çështjen e Kosovës.

Grenelli ka thënë se ata duan që njerëzit që kanë qenë këndej për një kohë të gjatë, ta luajnë lojën e tyre.

“Për këtë arsye e urrenin Donald Trumpin, sepse ai vinte nga jashtë. Shembulli i përkryer është problemi i Serbisë dhe Kosovës. Kur unë u bëra i dërguar i posaçëm, mu tha se duhet ta formoj ekipin tim me njerëz që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet dhe unë u thashë: A nuk mendoni se ata kanë punuar për këtë për 20 vjet dhe ndoshta kanë dështuar”.

“Por kjo nuk shqyrtohet në Uashington, kjo është mendësia e të jashtmëve (ata që nuk janë të përfshirë në proces) të cilën ata e urrejnë”, ka thënë Grenelli për “Newsmax”.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit