E enjte, 28 Tetor, 2021

Vuçiq flet për ushtrinë serbe, teksa thotë se të gjithë i dinë problemet me Kosovën

Lexo

- Advertisement - >

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pas takimit me përfaqësuesit e ushtrisë serbe ka biseduar edhe për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për qytetarët serbë, duke shtuar se është mjet më efikas për parandalimin e rreziqeve ndaj tyre, duke arsyetuar me ‘problemet në Kosovë e Metohi’ e në rajon.

Presidenti serb njoftoi se në muajt në vazhdim do të hapet një diskutim i hapur dhe i gjerë në publikun serb për këtë çështje.

“Do të bisedojmë para çfarëdo vendimi, pasi kjo ka anët e mira dhe të këqija” theksoi Vucic duke renditur shpenzimet e mëdha të një veprimi të tillë, nga 1.2 deri në 1.8 miliardë euro në vit të buxhetit të Serbisë.

Në anët pozitive ai renditi rrezikun që sipas tij i kërcënohet Serbisë nga siç i quajti ‘probleme’, si në Kosovë e në rajon por pa i emëruar duke shtuar se Serbia duhet të kujdeset për veten në atë kontekst.

“Ju e dini se çfarë probleme kemi në Kosovë e Metohi, kemi edhe probleme tjera rajonale, përfshi të tretin lloj të problemit, që kanë të bëjnë me grindjet e fuqive të mëdha, e ku ne jemi jo rrallë herë vendi mes të cilave interesat e tyre ballafaqohen” tha Vucic.

Vucic i mëshoi kësaj retorike më tej se Serbia qenka në rrezik të madh nga të tëra anët dhe vlerësoi se ushtria e Serbisë është faktor i stabilitetit dhe sigurisë e theksoi se është edhe faktor zmbrapsjeje të cilitdo që do të dëshironte të sulmonte vendin e tyre, pa emëruar këta armiq si zakonisht.

Serbia dhe Vucic është përballur me kritika si nga BE dhe nga SHBA për fushatën e armatosjes dhe ngritjes së gatishmërisë së forcave të tyre të armatosura si mjet për shtrëngim të fqinjëve e aspak siç pretendojnë se janë palë neutrale ushtarake.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit