E enjte, 28 Tetor, 2021

Teksasi kërkon PAVARËSINË nga SHBA, kongresmeni propozon referendum

Lexo

- Advertisement - >

Teksasi kërkon të shkëputet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa zyrtarë të lartë të këtij shteti po përgatisin një referendum.

Është përfaqësuesi i Shtetit të Teksasit, republikani Kyle Biedermann ai që ka ndërmarrë këtë nismë duke thënë se teksanët do të kenë një shans për të votuar nëse duan të dalin nga SHBA.

Projektligji është i njohur si “Akti i Referencës për Pavarësinë e Teksasit” dhe nëse miratohet nga ligjvënësit e Teksasit, do të krijohet një komitet i përbashkët i përkohshëm që do të ketë për detyrë të hartojë një plan për pavarësinë, raporton newsbomb.al.

Në një njoftim për shtyp Biedermann u shpre se projektligji nuk do të thotë pavarësi e menjëhershme, teksa sulmoi Uashingtonin dhe tha se teksanët kanë të drejtë të vendosin për fatin e tyre.

Por ekspertët amerikanë thonë se diçka e tillë është e pamundur.

“Precedenti aktual i Gjykatës së Lartë, në Texas kundër White, thotë se shtetet nuk mund të shkëputen nga SHBA me një akt të tillë. Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Antonin Scalia, një herë deklaroi, “Nëse ka pasur ndonjë çështje kushtetuese të zgjidhur nga Lufta Civile, është ajo e mos-pasjes të së drejtës për t’u shkëputur”.

- Advertisement - >

Më shumë

- Advertisement - >

Të fundit